topmenu

Dit is de vertaling ALBANEES van ‘Folder Wijkgezondheidscentrum’ en bevat identiek dezelfde informatie als de Nederlandse tekst. Deze vertaling mag enkel verspreid worden met de originele brontekst ‘Folder Wijkgezondheidscentrum’:

ÇFARË ËSHTË NJË QENDËR SHËNDETËSORE E LAGJES (WGC)

Një qendër shëndetësore e lagjes është një qendër e cila u ofron kujdes njerëzve që jetojnë në atë lagje. Qendra shëndetësore e lagjes tonë kujdeset për banorët e Brugse Poort, një pjese të Mariakerke-s dhe një pjese të Drongen.

Që të mund të drejtoheni tek ne, duhet të jeni i regjistruar (lexoni më poshtë).

Në qendrën tonë ofrohet kujdes multi-disiplinor. Skuadra jonë përbëhet nga mjekë familjeje, infermierë, fizioterapistë, një dietiste, punonjës social, një bashkëpunëtor për shëndetin mendor, promovues shëndeti dhe një ekipi mbështetës.

 REGJISTRIMI

Kush mund të regjistrohet

gentsewijkgezondheidscentra.be

Qendrat e shëndetit janë për të gjithë, pavarësisht statusit, kombësisë ose situatës financiare. Ka vetëm një kusht që duhet plotësuar për t’u drejtuar tek një qendër e tillë: banesa juaj duhet të jetë brenda territorit të qendrës.

Në websitin gentsewijkgezondheidscentra.be mund të shikoni në cilën zonë bën pjesë banesa juaj (shkruani emrin e rrugës dhe do t’ju shfaqet qendra ku duhet të regjistroheni).

Territori ynë i punës (zona që mbulojmë ne) përfshin lagjen Brugse Poort, një pjesë të Mariakerke dhe një pjesë të Drongen. Kush jeton në këtë zonë, mund të zgjedhë të vijë tek ne ose tek WGC Malpertuus (Brugsesteenweg) për t’u regjistruar.

Nëse ju do të shpërnguleni, na lajmëroni për adresën e re. Nëse shpërnguleni jashtë territorit tonë, atëhere ne do t’ju kërkojmë që të ç’regjistroheni. Ne do kujdesemi bashkë me ju për një kalim të lehtë të të dhënave tuaja në një qendër shëndeti ose praktikë mjekësh në lagjen tuaj të re. Përjashtimet janë të mundura nëse situata juaj nuk e lejon ç’regjistrimin (psh. për arsye mjekësore).

Si të regjistroheni

Doni të regjistroheni si pacient? Merrni në telefon numrin e përgjithshëm 09/226.10.49 dhe lini një takim për t’u regjistruar. Në datën e takimit, duhet të vini bashkë me kartën e identitetit dhe pullat e mutualitetit. Një punonjës i sportelit do t’ju japë informacion rreth punës tonë dhe do t’ju japë disa dokumenta që duhet t’i firmosni.

I regjistruar. Po më pas?

Sapo regjistrimi juaj të jetë në rregull, ju mund të drejtoheni tek mjekët tanë të familjes, infermierët, fizioterapistët, punonjësit social, bashkëpunëtori për shëndetin mendor dhe dietistja. Se si të lini një takim me ta, mund t’i referoheni pikës “si të lini një takim”.

Nëse jeni i regjistruar në një qendër shëndeti, ju bëheni pjesë e sistemit aforfe. Qendra merr çdo muaj, për çdo pacient një shumë aforfe (të para-përcaktuar) si subvencion për kujdesin nga mjeku i familjes, infermierja, fizioterapistja, pavarësisht se sa shpesh vini ju në qendrën e shëndetit. Në këtë mënyrë ekziston një parim solidariteti midis kujt ka nevojë për shumë kujdes mjekësor dhe atyre që kanë nevojë për më pak kujdes shëndetësor. Kjo do të thotë që ju nuk duhet të paguani kur vini për konsultë tek ne.

Është shumë e rëndësishme që regjistrimi juaj tek mutualiteti të jetë në rregull! Nëse keni nevojë për ndihmë rreth kësaj, mund të drejtoheni tek një nga punonjësit tanë social. Njerëzit pa dokumenta qëndrimi, mund te drejtohen tek OCMW-ja dhe mund të kenë të drejtë për një kartë mjekësore për kujdes mjekësor urgjent. Me këtë kartë mjekësore mund të drejtoheni dhe tek ne.

Kujdesi jashtë qendrës

Nëse ju shkoni tek një mjek, fizioterapist ose infermier jashtë qendrës tonë shëndetësore, ju nuk merrni para mbrapsh nga mutualiteti. Mutualiteti juaj ka paguar një shumë aforfe qendrës tonë shëndetësore.

Një analizë gjaku ose urine e cila dërgohet në laborator, nuk bie nën sistemin tonë aforfe dhe prandaj duhet që ju të paguani. Faturën e laboratorit do ta merrni me postë.

Për përkujdesjet që ne nuk i ofrojmë, ju mund të drejtoheni tek një shërbim tjetër. Kështu konsultat tuaja tek specialistët (përshembull okulist, dentist, gjinekolog etj.) do t’ju rimbursohen nga mutualiteti. Ju do paguani dhënësin e ndihmës, do merrni një vërtetim të cilin  do ja jepni mutualitetit, i cili do ju rimbursojë një pjesë të shumës.

Nëse ju do drejtoheni tek dezhurni i mjekëve në orët që qendra jonë është e mbyllur ose nëse keni nevojë për kujdes shëndetësor jashtë shtetit, ne ju paguajmë tarifën e rimbursimit. Për këtë duhet të na sillni një vërtetim të doktorit.

Ç’regjistrimi

Kush shpërngulet jashtë territorit tonë, do t’i kërkohet të ç’regjistrohet. Ju mund të zgjidhni dhe vetë si pacientë të ç’regjistroheni. Mjafton që të nënshkruani dokumentin e ç’regjistrimit. Ç’regjistrimi juaj hyn në fuqi në muajin që pason.

SI TË LINI NJË TAKIM

Në qendrën tonë

09/226.10.49

Nga e hëna deri të premten, mund të na kontaktoni me anë të telefonit gjatë orarit të hapjes: 08:00-19:30. Ju mund të lini një takim edhe tek sporteli ynë.

Në takim duhet të vini në orar. Merrni në telefon nëse nuk mund të vini në kohë ose nëse doni ta anulloni takimin. Merrni gjithnjë kartën e identitetit me vete kur vini në qendrën shëndetësore. Pacientët e regjistruar që janë në rregull me mutualitetin ose kanë një kartë mjekësore, nuk duhet të paguajnë.

Doni të lini për herë të parë një takim me infermierët, nën-infermieret, fizioterapistët, punonjësit social, dietisten ose bashkëpunëtorin për shëndetin mendor? Atëherë diskutojeni këtë me mjekun tuaj të familjes. Më pas mund të lini vetë takime me një nga këta përkujdesës.

Vizitë në shtëpi

09/226.10.49

Më mirë se kudo ne mund të kujdesemi për ju dhe trajtimin tuaj në qendrën tonë. Por nëse jeni shumë i sëmurë dhe nuk vini dot tek ne, mund të kërkoni një vizitë shtëpie. Bëni një kërkesë për këtë para orës 10 të mëngjesit. Doktorët tanë i kanë me rradhë vizitat në shtëpi; ne nuk mund t’ju dërgojmë doktorin tuaj në vizitë shtëpie. Nëse keni rregullisht nevojë për vizita shtëpie, atëhere do jetë doktori juaj që do vijë më shpesh.

Pacientët e regjistruar që janë në rregull me mutualitetin ose kanë një kartë mjekësore nuk duhet të paguajnë.

Jashtë orarit të punës

09/236.50.00 ose 1733

Nëse ju sëmureni natën ose në fundjavë dhe keni nevojë urgjente për një doktor mund të drejtoheni tek numri i telefonit të Huisartsenwachtpost Gent (dezhurni i mjekëve) si mësipër.

Këtu punojnë të gjithë mjekët e Gentit me një sistem rradhe. Ju do ndihmoheni tek dezhurni i mjekëve – ose nëse është e nevojshme – në shtëpi.

Kini kujdes: Ju duhet ta paguani vetë konsultën tek doktori dhe të merrni një raport. Këtë raport nuk duhet ta dorëzoni tek mutualiteti, por tek qendra jonë. Nëse i plotësoni kushtet, një pjesë e shumës ju rimbursohet nga ne.

0479/91.47.69

Nëse keni nevojë për kujdes nga një infermier(e) gjatë fundjavës, ju mund të merrni në telefon tek numri i mësipërm, të shtunën dhe të dielën nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 17:00-19:00. Në telefon do ju përgjigjet një infermier(e) që do ju lërë një takim. Gjatë javës ky numër celulari nuk është i disponueshëm, ju duhet të na kontaktoni tek numri ynë i përgjithshëm.

Nëse ju keni nevojë për shërbimin dezhurn të mjekëve ose keni nevojë për ndihmë urgjente mjekësore jashtë shtetit, atëhere ne ju rimbursojmë për pjesën më të madhe. Ju duhet të na dorëzoni raportin mjekësor për këtë.